Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për Krime të Rënda, ka mbajtur sot katër seanca dëgjimore lidhur me kërkesat e Prokurorisë Themelore në Prizren për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 23 të pandehurve, të dyshuar për kryerjen e veprave penale kundër të drejtës së votimit, kanosje, marrje ryshfeti dhe dhënie ryshfeti.
Pas shqyrtimit të kërkesave, gjyqtarët e procedurës paraprake kanë vendosur që 21 të pandehurve t’u caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, e cila mund të zgjasë deri më 23 shkurt 2026.
O.Sh., V.B., A:K., B.B., A.H:, A.K., Gj.Sh., L.K., B.Xh., E.G., I.P., I.H., A:D., dhe B:B., D.Sh., J.H., S.B:, A.L., Q.K., A.V., M.J, janë të pandehurit që u është caktuar një muaj paraburgim.
Ata dyshohen se kanë kryer veprën penale falsifikim i rezultateve të votimit, nga neni 216 paragrafi 2, lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Po ashtu, ndaj një të pandehure, A.V., është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji, deri më 23 shkurt 2026, nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale: falsifikim i rezultateve të votimit dhe marrje ryshfeti, sipas dispozitave përkatëse të Kodit Penal.
Ndërkohë, edhe ndaj një të pandehuri, G.P., në cilësinë e vëzhguesit, është caktuar masa e paraburgimit njëmujor deri më 23 shkurt 20206, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale kanosje dhe dhënie ryshfeti
Nga Gjykata është bërë e ditur se vërtetësia e këtyre dyshimeve dhe argumentimi i fakteve do të vlerësohen në fazat e mëtejme të procedurës penale. /Telegrafi/