Manchester United po përgatit një ofensivë madhore në afatin kalimtar, me synimin për të transferuar mesfushorin spanjoll të Atletico Madrid, Pablo Barrios, për një shifër që mund të arrijë deri në 100 milionë euro.
Klubi nga Old Trafford kërkon të rindërtojë repartin e mesfushës dhe ta rikthejë ekipin në nivelin më të lartë të futbollit evropian, pas sezoneve zhgënjyese.
Barrios shihet si profili ideal për t’i dhënë qartësi, ritëm dhe kreativitet lojës së “Djajve të Kuq”.
Në një moment tranzicioni të thellë teknik, me Michael Carrick si trajner i përkohshëm, drejtuesit e United po planifikojnë të ardhmen me kujdes.
Emra të mëdhenj si Thomas Tuchel dhe Roberto De Zerbi janë në listën e kandidatëve për stolin, dhe të dy e vlerësojnë lart profilin e mesfushorit 22-vjeçar.
Përvoja e jo e zakonshme për moshën, vizioni i lojës dhe saktësia në pasime e bëjnë Barrios një aset shumë të kërkuar në treg.
Pablo Barrios ka kontratë me Atletico Madrid deri në vitin 2030, çka e bën operacionin kompleks, por oferta e lartë financiare mund të tundojë klubin madrilen.
Këtë sezon, ai ka regjistruar një gol dhe një asistim në 26 paraqitje zyrtare, duke konfirmuar pjekuri dhe stabilitet në nivele të larta.
Liga Premier vlerëson veçanërisht intensitetin fizik dhe aftësinë e tij për të udhëhequr tranzicionet e shpejta.
Man Utd synon një rinovim të plotë të skuadrës, duke investuar në lojtarë të konsoliduar dhe jo thjesht premtime afatgjata.
Barrios ofron fleksibilitet taktik, pasi mund të luajë si mesfushor mbrojtës apo i avancuar, me prirje drejt zonës kundërshtare.
Vera e ardhshme pritet të jetë vendimtare për klubin anglez, që shpreson se një dirigjent i ri në mesfushë do të shënojë fillimin e një epoke të re dhe konkurruese në arenën ndërkombëtare. /Telegrafi/