Në Konferencën e Sigurisë në Mynih, Emmanuel Macron paralajmëron se lufta në Ukrainë është një “sfidë ekzistenciale” për Evropën.
Presidenti francez u fokusua kryesisht te Ukraina dhe paraqiti një pamje pozitive të Evropës, e cila, sipas tij, shpesh nënvlerëson vetveten dhe fuqitë e veta.
“Nëse shikoni këto katër vitet e fundit, Rusia, pas pushtimit të Ukrainës, është një vend i dobësuar. Ka shpërdoruar sasi të jashtëzakonshme parash në një luftë pa kuptim dhe ka hyrë në recesion. Është e izoluar ekonomikisht dhe krejtësisht e varur nga Kina. Ndërkohë, vendi kishte tashmë probleme të rënda demografike dhe ka humbur qindra mijëra jetë të të rinjve për një iluzion”, pohoi ai.
– YouTube www.youtube.com
Lideri i Francës gjithashtu thekson se, në vend që të kufizonte madhësinë e NATO-s, pushtimi i Rusisë shtyu më shumë vende të bashkohen dhe detyroi Evropën të rrisë shpenzimet për mbrojtje, shkruan skynews.
Macron thekson se mbështet përpjekjet për paqe të presidentit amerikan, Donald Trumpit, por nënvizon se Rusia “vazhdoi të sulmojë civilët dhe të godasë objekte energjetike” në Ukrainë, duke thënë se përgjigjja ndaj kësaj duhet të jetë më shumë presion ndaj Rusisë.
I pari i shtetit francez gjithashtu thotë se ka ardhur koha që Evropa të avancojë si një fuqi gjeopolitike.
Macron shton se edhe nëse ekziston një marrëveshje paqeje për Ukrainën, Evropa do të duhet të përballet ende me një Rusi agresive.
Ndryshe, Franca dhe Gjermania kanë nisur diskutimet rreth armëve bërthamore evropiane. /Telegrafi/