Suksesi i jashtëzakonshëm i kamerës vlog DJI Osmo Pocket 3 ka motivuar kompani të tjera të prodhojnë pajisje të ngjashme.
Vivo kohët e fundit konfirmoi se po punon në kamerën e saj vlog, ndërsa tani Insta360 ka njoftuar Lunën, e cila do të konkurrojë në të njëjtin treg.
Insta360 Luna ka dy kamera, ngjashëm me DJI Osmo Pocket 4 Pro që pritet të dalë së shpejti, dhe njëra prej tyre është kamera telefoto. Nëse do të dalë në shitje para kamerës së gjeneratës tjetër të DJI Osmo Pocket, atëherë kjo do të jetë kamera e parë vlog me mundësi telefoto.
Sa i përket kohës së lansimit në treg, Insta360 deri tani ka konfirmuar vetëm se Luna do të jetë në dispozicion para fundit të qershorit.
JK Liu, themeluesi i kompanisë Insta360, premtoi në një ngjarje në Kinë se Luna “nuk do të jetë thjesht një Pocket tjetër”, pasi do të sjellë shumë inovacione unike në treg. /Telegrafi/