Që nga hyrja në shtëpinë e Big Brother VIP Albania, Luiz Ejlli nuk ka sjellë vetëm humor, por edhe një moment të veçantë personal që ka prekur publikun.
Ai ka zbuluar një ritual që duket se e bën çdo mëngjes me vajzën e tij, Lunën.
Edhe pse është larg nga Luna, Luiz tregon se nuk dëshiron që ajo të humbasë këtë moment të përditshëm.
BBVA/Instagram
Para kamerave, ai këndon këngën që duket se ia këndon çdo mëngjes.
“A je gati? A është Luna te televizori? I japim 10 sekonda të vijë te televizori, duhet t’ia këndojmë këngën baba”, thotë Luizi.
Më pas fillon kënga e tij e ëmbël: “E ka baba një Lunuk”.
Ky moment i thjeshtë, por emocional, ka tërhequr shumë vëmendje dhe ka treguar një tjetër anë të Luizit, atë të babait të dashur dhe të kujdesshëm. /Telegrafi/