Ish-ylli portugez që ka luajtur si për Barcelona ashtu edhe për Real Madrid, ka dhënë një qëndrim të qetë dhe të matur mbi debatin e gjatë mes Lionel Messi dhe Cristiano Ronaldo.
Duke folur në “Obi One Podcast”, Figo theksoi se krahasimet mes lojtarëve të mëdhenj shpesh i zbehin arritjet e tyre, në vend që t’i vlerësojnë ato.
“Nuk më pëlqen të krahasoj sepse gjithmonë dikush do të dalë i humbur. Mendoj se secili ka bërë historinë e vet në futboll”.
“Nuk ka nevojë për krahasime, sepse secili është i rëndësishëm”.
Figo shkoi edhe më tej, duke refuzuar debatet ndër-brezash: “Nuk mund ta krahasoj Diego Maradona me Messin apo Eusebio me Ronaldon, sepse janë lojtarë të ndryshëm, me cilësi të ndryshme dhe në kohë të ndryshme”.
“Unë preferoj të admiroj momentet dhe atë që ata kanë bërë në historinë e futbollit”, deklaroi ai.
Ndërkohë, se kush e ka epitetin e më të mirit në histori ende nuk dihet pasi shumë tifozë preferojnë portugezin, e shumë të tjerë Messin.
Dyshja po vazhdojnë të japin kontribut në futboll kurse brenda pak viteve të ardhshme pritet të pensionohen përfundimisht nga loja më e bukur në botë./Telegrafi