Izraeli do të vazhdojë luftën kundër Iranit “pa afat kohor”, tha ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz.
Ndërkohë, dy zyrtarë izraelitë i kanë thënë Reuters se qeveria e Izraelit nuk mendon se Donald Trump është afër dhënies së udhëzimeve për përfundimin e luftës.
Megjithatë, ata pranuan se nuk kishte siguri nëse lufta do të çonte në rrëzimin e regjimit klerikal të Iranit, transmeton Telegrafi.
Ka pasur njëfarë konfuzioni në lidhje me afatin kohor për luftën, pasi administrata amerikane dërgoi sinjale të paqarta mbi planet e saj.
Trump tha këtë javë se lufta “do të mbaronte së shpejti”, por gjithashtu kërcënoi Iranin me veprime të mëtejshme.
Pete Hegseth, Sekretari i Mbrojtjes i SHBA-së, tha dje se SHBA-të “nuk do të tërhiqen derisa armiku të mposhtet plotësisht dhe me vendosmëri” dhe tha se do ta bënte këtë “brenda afatit tonë kohor”. /Telegrafi/