LSDM sot ka akuzuar kryeministrin Hristijan Mickoski se ai po vepron sipas urdhrave të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
“Mickoskin nuk është një udhëheqës i pavarur, por një kukull nën ndikim të drejtpërdrejtë nga Beogradi, gjë që e vë vendin tonë në rrezik regresi dhe izolimi nga Evropa.
Kjo nuk është vetëm akuza jonë, është konfirmuar nga raporte dhe artikuj të shumtë nga mediat evropiane dhe ndërkombëtare.
Që nga dy ditë më parë, gjithçka ka ndryshuar: arrestimi i Nicolas Maduro nga forcat amerikane ka çuar në akuza për narkoterrorizëm dhe pastrim parash.
Vuçiq, i cili deri dje e vlerësonte Trumpin, tani po e sulmon drejtpërdrejt atë (personalisht dhe përmes një programi të koordinuar special të medias së tij), duke e quajtur veprimin “shkatërrimin e së drejtës ndërkombëtare” dhe të ligjit të “më të fortit”, dhe duke njoftuar një dyfishim të aftësive ushtarake serbe për “mbrojtje”.
Kjo vjen pasi Jared Kushner, dhëndri i Trump, tërhoqi kompaninë e tij “Affinity Partners” nga projekti për të ndërtuar hotele “Trump” në Beograd, për shkak të një skandali korrupsioni, arrestimeve të ministrave dhe zyrtarëve qeveritarë, gjyqeve dhe protestave, sipas shkrimeve të mediave amerikane “New York Times” dhe “The Week”.
E gjithë kjo po ndodh për shkak të panikut të Vuçiqit se ai mund të jetë i radhës në listën e sanksioneve amerikane për korrupsion dhe krim”, akuzojnë nga LSDM./Telegrafi/