KORREKT / SOT19 nëntor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM për zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Ndonjëherë dëshira edhe mund të ju plotësohet

LSDM për zgjedhje të parakohshme, Mickoski: Ndonjëherë dëshira edhe mund të ju plotësohet

Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski tha sot se LSDM-së mund t’i plotësohet dëshira për zgjedhje të parakohshme.

Ai shtoi se pavarësisht se Maqedonia ka ulur inflacionin dhe pret që vitit i ri të jetë edhe më i mirë, nga opozita sërish po dëgjon ankesat e njejta.

“Nuk kam dëgjuar nëse kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por njeriu ndonjëherë duhet të ketë kujdes se çfarë dëshiron, sepse nganjëherë dëshira mund t’i plotësohet. Pres që ulja e inflacionit të vazhdojë edhe në dhjetor, krahasuar me dhjetorin e vitit të kaluar, kurse vitin e ardhshëm në mes 2 apo 3 për qind që do të jetë më e ulët se rritja e nivelit të Bruto Prodhimit Vendor”.

Akuzat për ngritje dhe ulje të çmimeve po edhe për rritjen e standardit jetësorë, rritjen e pagave janë tashmë akuza të zakonshme që bëhen thuajse çdo ditë nga opozita në drejtim të pozitës.

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.