KORREKT / SOT27 tetor 2026
Botimi digjital / Kontakt
KORREKT PRESS

QARTË. ÇDO DITË.Lajmet që kanë rëndësi.

KORREKT PRESS / KËRKIM

Gjej lajmin që të intereson.

Shkruaj të paktën 2 shkronja për të kërkuar në titujt e lajmeve.

Rezultate gjatë shkrimit
Lajme

LSDM: Ekziston një operacion i koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda

LSDM: Ekziston një operacion i koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda

Qeveria kriminale ka filluar fazën e fundit të fushatës – represionin e LSDM-së dhe persekutimin politik, akuzojnë sot nga LSDM.
“Pas Dekretit dhe ndalimit të lirisë së fjalës, tani duan të arrestojnë. Po përpiqen të ndalojnë luftën e LSDM-së kundër krimit dhe korrupsionit të OBRM-PDUKM-së dhe ZNAM-it, për të heshtur opozitën.

Faza e parë, akuzimi i LSDM-së dhe sulmi i saj nga jashtë me lajme të rreme dhe nga brenda. Faza e dytë, ndalimi i fjalës. Faza e tretë: represioni dhe persekutimi politik.

Skenari copy-paste sipas recetës së SNS-së.

Qëllimi është i qartë, të mbrohen kriminelët në pushtet nga përgjegjësia penale për skandalet e tenderëve që LSDM-ja shpall çdo ditë.

Si 161 tendera për një kompani me vlerë 5.3 milionë euro, 9 milionë euro për një kompani tjetër me dy punonjës, 1.2 milionë euro tendera nga Posta dhe shumë të tjerë”, thonë nga LSDM.

Nga atje theksojnë se ekziston një fushatë sulmi mediatik kundër LSDM-së, publiku bombardohet vazhdimisht dhe çdo ditë me lajme të rreme nga kuzhinat e OBRM-PDUKM-së.

“Ekziston një operacion i koordinuar për të shkatërruar LSDM-në nga brenda, përmes individëve si Despotovski dhe teksteve të sinkronizuara nga Geroski për të sulmuar publikisht partinë”, shtojnë nga LSDM./Telegrafi/

Lista jote

Lexo më vonë.

Artikujt e ruajtur në këtë pajisje.

Ende nuk ke ruajtur artikuj. Hap një lajm dhe shtyp “Ruaj”, për ta lexuar më vonë.