Loret Sadiku është rikthyer në futbollin suedez dhe atë te klubi ku u bë i famshëm, Helsingborgs IF.
Mbrojtësi kosovar kaloi dy vite te kjo skuadër nga 2012 deri më 2014, derisa për 10 vite qëndroi ë Turqi te Mersinspor, Kasimpasa dhe Adanaspor.
Ai për një periudhë dy vjeçare ishte edhe pjesë e Hammarby në elitën e futbollit suedez. 34-vjeçari është rikthyer te Helsingborgs duke nënshkruar kontratë deri në fund të vitit 2026.
Ish-reprezentuesi kosovar është shprehur shumë i lumtur që më në fund është rikthyer në shtëpi.
“Ndihem shumë mirë. Më ka munguar të luaja në Olympia, familja ime është nga këtu dhe më pëlqen të jem në Helsingborg. Është një ekip shumë i ri me shumë lojtarë të talentuar që nuk e kanë nxjerrë më të mirën nga vetja, aty ndiej se mund të ndihmoj”.
“Kam mësuar se është e rëndësishme të fitosh, pavarësisht nëse luan mirë apo keq. Është e qartë se HIF duhet të luajë futboll tërheqës, por në fund të fundit bëhet fjalë për fitimin e ndeshjeve dhe ky është mentaliteti që do të përpiqem t’u ngulit djemve të rinj”,ka deklaruar Sadiku. /Telegrafi/