Filmi më i ri shqiptar, “Loja e fundit”, me protagonistë Luiz Ejllin dhe Kiara Titon, pritet të shfaqet së shpejti në kinematë e vendit, duke ngjallur interes të madh te publiku.
Përmes një klipi të shkurtër të publikuar në rrjetet sociale, çifti ka bërë të ditur se premiera zyrtare do të mbahet më 12 shkurt.
“Loja e fundit po fillon më 12 shkurt në të gjitha kinematë”, thuhet në njoftimin e tyre.
Foto: Instagram
Ky projekt përfaqëson një hap të rëndësishëm në karrierën e tyre, pasi është filmi i parë i realizuar nga çifti Ejlli, Luizi dhe Kiara.
Edhe pse detajet rreth subjektit të filmit nuk janë bërë ende publike, klipi i ndarë ka shtuar kuriozitetin e fansave.
Foto: Instagram
Ejlli dhe Tito vazhdojnë të jenë ndër figurat më të dashura të publikut, çka e bën këtë film edhe më të pritur.
“Loja e fundit” pritet të jetë një nga premierat më të përfolura të muajit shkurt në kinematë shqiptare. /Telegrafi/