Me 14 Shkurt, në ditën më romantike të vitit, kinemaja CineStar në Prishtina Mall ju fton në një mbrëmje krejt të veçantë, ku dashuria, humori dhe kinemaja shqiptare bashkohen në një event unik.
Filmi LOJA E FUNDIT me protagonistë dy nga emrat më të dashur për publikun – Luiz Ejlli dhe Kiara Tito, vjen si një komedi romantike plot ritëm, situata gazmore dhe emocione që prekin zemrën.
Luizi, një këngëtar i harruar nga fama, zgjohet një ditë dhe papritur bëhet personazhi më i komentuarnë Shqipëri. Rrjetet sociale shpërthejnë, publiku çmendet dhe jeta e tij merr një kthesë të paparashikueshme. Por fama ka çmimin e saj… Për ta ruajtur atë dhe për të fituar zemrën e Kiares, vajzës që dashuron, Luizi detyrohet të mbajë një gënjeshtër që e fut në një zinxhir situatash plot humor, kaos dhe të papritura. Një histori që të bën të qeshësh pa fund, por edhe të reflektosh mbi dashurinë, famën dhe të vërtetën.
Më 14 Shkurt, ora 20:00, përpara shfaqjes së filmit, publiku do të ketë mundësinë të takojë nga afëraktorët, të bëjë foto, të ndajë emocione dhe të përjetojë atmosferën magjike të premierës. Një rast irrallë për të qenë më pranë personazheve që do t’ju bëjnë të qeshni në ekran.
Për ta bërë këtë Shën Valentin edhe më special, CineStar në partneritet me KFC ju dhurojnë Original Burger FALAS, me çdo biletë të blerë, deri në përfundim të sasisë, si dhe dhurata për më fatlumët.
Merrni partnerin, partneren, miqtë apo këdo që doni dhe festoni Shën Valentinin ndryshe këtë vit: me një film që ju lumturon, ju afron dhe ju bën të qeshni pa pushim.
Gjeni më shumë informacione dhe bleni biletat në cinestarcinemas-ks.eu, përmes aplikacionit CineStar Kosova, ose në arkat e kinemasë.
Trailer: