Sipas gazetarit Florian Plettenberg, Liverpool po vazhdon përpjekjet për të rinovuar kontratën e mbrojtësit Ibrahima Konate, duke i paraqitur tashmë një ofertë të re afatgjatë.
Kontrata aktuale e qendërmbrojtësit francez po i afrohet fundit dhe ende nuk është arritur një marrëveshje përfundimtare.
Megjithatë, drejtuesit e klubit anglez mbeten optimistë se do ta sigurojnë të ardhmen e tij në “Anfield”, pavarësisht interesimit të madh nga klube të tjera elitare, përfshirë Real Madrid.
Ndërkohë, Konaté vazhdon të jetë një nga lojtarët kyç në formacionin e trajnerit Arne Slot.
Ai është shndërruar në titullar të rregullt këtë sezon, duke regjistruar 41 paraqitje në të gjitha garat dhe duke kontribuar me dy gola. /Telegrafi/