Gazetarja amerikane, Shelly Kittleson, e cila ishte rrëmbyer në Bagdad javën e kaluar, është liruar, sipas një zyrtari irakian që ka njohuri të drejtpërdrejta mbi situatën.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti pasi nuk ishte i autorizuar të bënte deklarata publike, tha se lirimi i gazetares u bë pasdite.
Ai nuk dha detaje mbi vendndodhjen e saj aktuale, por konfirmoi se para lirimit, Kittleson ishte mbajtur në Bagdad, shkruan timesofisrael.
Më herët gjatë ditës, milicia e fuqishme irakiane e mbështetur nga Irani, Kataib Hezbollah, kishte bërë të ditur në një deklaratë se kishte vendosur të lironte gazetaren.
Sipas zyrtarëve të milicisë, ky lirimi ishte pjesë e një marrëveshjeje të arritur, ku disa anëtarë të grupit që ishin më parë ndaluar nga autoritetet irakiane do të liroheshin në këmbim të lirimit të Kittleson.
Rasti i rrëmbimit të Shelly Kittleson kishte tërhequr vëmendjen ndërkombëtare dhe kishte ngjallur shqetësime për sigurinë e gazetarëve në Irak, ku dhuna dhe aktivitetet e grupeve të armatosura mbeten një sfidë e madhe për sigurinë. /Telegrafi/