Lindsay Lohan bëri një pushim nga xhirimet e serialit të saj në Hulu për të festuar katër vjet martesë me bashkëshortin Bader Shammas.
Të premten, aktorja 39-vjeçare ndau një fotografi të rrallë në InstaStory, duke e përqafuar Shammasin në një restorant luksoz në New York City.
Çifti u martua në heshtje në prill të vitit 2022 dhe publikoi lajmin në korrik të atij viti, shkruan DailyMail.
Në nëntor 2021, Lohan kishte njoftuar fejesën e saj, duke shkruar: “Dashuria ime. Jeta ime. Familja ime. E ardhmja ime”.
Verën e kaluar, aktorja i bëri homazh Shammasit në ditëlindjen e tij, duke e quajtur “bashkëshort i përkushtuar dhe babai më i mrekullueshëm”.
Çifti mirëpriti djalin Luai në korrik 2023, të cilin vendosin ta mbajnë larg vëmendjes publike. /Telegrafi/