Linda Hamilton zbuloi se roli i saj i fundit në serialin “Dark Winds” ka një lidhje me jetën private.
Hamilton u shfaq në premierën e sezonit të 4-të të serialit “Dark Winds” të AMC si Barbara Sena, gruaja e shefit në detyrë të Departamentit të Policisë së Scarborough.
Për të kuptuar personazhin e saj, i cili vuan nga demenca, Hamilton thotë se u mbështet në përvojën personale me nënën e saj të ndjerë, e cila vuante nga demenca.
Linda Hamilton
“Nëna ime vuante nga demenca për 25 vjet. Shkova në provë dhe e gjithë ngjarja zhvillohet në vitet ’70. U ndjeva e veçantë sepse po e bëja këtë për t’i bërë nderim nënës sime”.
Në serial, pohon se është e qartë se personazhi i saj nuk e kupton plotësisht fenomenin e humbjes së kujtesës.
“Kalova shumë kohë duke menduar kur një person e di se po humbet kujtesën. Nuk e kam parë kurrë atë pjesë të demencës ku dikush e di vërtet se po humbet kontrollin. Kam disa miq që e kalojnë këtë dhe i kam parë të përkeqësohen mendërisht gjatë viteve. Ka një arsye të mirë për të luajtur këtë rol”, tha tutje.
Përmes këtij roli, Hamilton thekson se shpreson të tregojë emocionet e dikujt që lufton me demencën.
– YouTube www.youtube.com
Përveç lidhjes personale që Hamilton ka me personazhin, ajo pretendon se u tërhoq nga roli sepse përfaqësonte një ndryshim nga personazhet që kishte luajtur më parë. /Telegrafi/