Ndeshjet e para të fazës së 1/8-s së finales të garës më prestigjioze për klube në botë, Ligës së Kampionëve, do të vazhdojnë sonte (e mërkurë) në katër stadiume të ndryshme evropiane.
Takimi i parë i mbrëmjes do të zhvillohet mes Bayer Leverkusen dhe Arsenalit. Skuadra gjermane do ta presë ekipin londinez në “BayArena”, duke synuar një rezultat pozitiv para ndeshjes së kthimit në Londër.
Ndërkohë, tre përballje të tjera shumë interesante do të zhvillohen duke filluar nga ora 21:00.
Një nga ndeshjet më tërheqëse të mbrëmjes do të jetë ajo mes PSG-së dhe Chelseat në “Parc des Princes”.
Po në të njëjtën kohë do të zhvillohet edhe një tjetër përballje spektakolare mes Real Madridit dhe Manchester Cityt në “Santiago Bernabeu”. Këta dy gjigantë të futbollit evropianë janë përballur shpesh në vitet e fundit në Ligën e Kampionëve dhe pritet një tjetër duel i fortë mes tyre në luftë për një vend në çerekfinale.
Ndërkohë, kampioni norvegjez Bodo/Glimt do ta presë Sporting Lisbonën në stadiumin “Aspmyra”, në një përballje ku të dy skuadrat synojnë të bëjnë hapin e parë drejt kualifikimit në fazën tjetër të kompeticionit.
ORA 21:00: Real Madrid – Man City

ORA 21:00: PSG – Chelsea

ORA 21:00: Bodo/Glimt – Sporting Lisbona

Formacionet zyrtare, Bayer Leverkusen – Arsenal

Formacionet zyrtare
Bayer Leverkusen: Blaswich; Quansah, Andrich, Tapsoba, Grimaldo; Palacios, Aleix García; Poku, Maza; Terrier, Kofane.
Arsenal: David Raya; Timber, Saliba, Gabriel, Hincapié; Zubimendi, Rice, Eze; Saka, Gyökeres, Martinelli.