Instituti Epik ka prezantuar të dhëna lidhur me atë se si ka ndikuar liberalizimi i vizave në numrin e azilkërkuesve nga Kosova brenda Bashkimit Evropian dhe a ka pasur migrim të qytetarëve të Kosovës drejt BE-së në vitin e parë të liberalizimit të vizave.
EPIK thekson përderisa në vitin e parë të liberalizimit të vizave ka një rritje prej 144% të numrit të azilkërkuesve nga Kosova, kjo rritje ishte e përkohshme dhe brenda parametrave të parashikuara.
“Gjatë vitit 2024 ishin regjistruar gjithsej 5,635 kërkesa të qytetarëve të Kosovës për azil në vende të BE-së. Destinacionet kryesore të azilkërkuesve ishin Franca (3,150), Gjermania (1,665) dhe Italia (485)”, thuhet në raportin e EPIK.
Sipas instituti EPIK, ndonëse kërkesat për azil nga Kosova u rritën për 144% në vitin e parë të liberalizimit të vizave, kjo rritje është në fakt mjaft e ultë nëse krahasohet me rritjen e numrit të azilkërkuesve nga vende të tjera të rajonit në vitin e tyre të parë të liberalizmit të vizave.
Në rastin e Maqedonisë së Veriut numri i azilkërkuesve u rrit për 895%, në rastin e Serbisë 356%, ndërsa në rastin e Shqipërisë 166%. Vetëm Mali i Zi dhe Bosnja arritën të mbajnë rritjen e numrit të azilkërkuesve nën 100%. /Telegrafi/

