Sot, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor i Kosovës ka realizuar një operacion shpëtimi për një turiste ski-bjeshkatare, e cila ka pësuar një frakturë të këmbës gjatë aktivitetit të skijimit.
Viktimës iu dha ndihma e parë në vendngjarje, ku fraktura u imobilizua dhe ajo u përgatit për evakuim të sigurt.
Aksidenti ndodhi në afërsi të majës së Ram Aruq, në kreshtën kufitare mes Kosovës dhe Shqipërisë, brenda masivit të Bjeshkët e Nemuna.
Operacioni u realizua me përdorimin e teknikave të bartjes me barrelë dhe motosajë, duke siguruar transport të sigurt për të lënduarën. Pas evakuimit, turistja iu dorëzua ekipit të urgjencës për trajtim të mëtejshëm mjekësor.
Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor thekson gatishmërinë dhe profesionalizmin e ekipeve për të reaguar shpejt në rastet emergjente në terren malor. /Telegrafi/