Kandidati për deputet i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka vizituar familjen Lleshi, gjersa tha se u befasua me disa fotografi të shumë viteve më parë, ku ishin aktivizuar në aksionin për pajtimin e gjaqeve.
Lekaj në një postim në Facebook shkruan se këto kujtime janë dëshmi e vlerave që i kanë bashkuar atëherë dhe që vazhdojnë t’i udhëheqin edhe sot.
“Gjatë takimeve në fushatë u ndala te Dr. Engjëll e Dr. Vera Lleshi dhe dy djemtë e tyre, që tash e disa vite punojnë në ordinancë me nder dhe shërbim ndaj qytetarëve. Ai më befasoi me disa fotografi të shumë viteve më parë, ku ishim aktivizuar në aksionin për pajtimin e gjaqeve.
Këto kujtime janë dëshmi e vlerave që na kanë bashkuar atëherë dhe që vazhdojnë të na udhëheqin edhe sot”, shkruan ai. /Telegrafi/