Zëdhënësi i Gjykatës Themelore në Prizren Marcel Lekaj ka bërë të ditur se deri tani Gjykata Themelore e Prizrenit ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave.
Ai në një deklaratë për media bëri të ditur se Gjykata ka formuar një grup punues, ku janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestarë për të pranuar kërkesat.
“Deri në këto momente Gjykata ka pranuar katër kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj 11 personave. Në ora 14:00 është caktuar seanca dëgjimore, në ora 15:00 seanca tjera e radhës dhe jemi ende në pritje të pranimit të kërkesave nga Prokuroria Themelore në Prizren.
Ju njoftojë se Gjykata ka formuar një grup punuese, janë caktuar 4 gjyqtarë kujdestar që janë në orë të kujdestarisë për të pranuar kërkesat për caktim të masave të sigurisë, bashkëpunues profesional dhe staf administrativ mbështetës të cilët do të jenë sot dhe nesër në kujdestari për trajtimin e kërkesave brenda afati kohor”, tha ai.
Sipas tij, deri tani nuk ka ndonjë pengesë procedurale.
Ndryshe, kryeprokurori i Prokurorisë Themelorë në Prizren, Petrit Kryeziu ka njoftuar të premten se janë ndaluar 109 të dyshuar nën dyshimin për manipulim të votave në zgjedhjet e parakohshme të 28 dhjetorit 2025.
Kryeziu gjatë konferencës për media ka thënë se të gjithë ata që kanë manipuluar me votat do të dalin para drejtësisë, ndërsa u tha se bëhet fjalë për mijëra vota të manipuluara dhe të falsifikuara