Sot, “Vëllai i Madh” ka njoftuar zyrtarisht banorët e Big Brother VIP Kosova 4 se Alba Pollozhani ka lënë shtëpinë, duke konfirmuar përfundimisht largimin e saj pas ngjarjeve të tensionuara të prime-it të mbrëmshëm.
Ky njoftim ka shkaktuar reagime të forta emocionale brenda shtëpisë. Suani dhe Aurora kanë shpërthyer në lot menjëherë pas lajmit, duke u shprehur se Alba, sipas tyre, nuk e ka merituar një largim të tillë.
Të dy kanë theksuar se mënyra se si u zhvilluan ngjarjet në prime ka qenë e padrejtë dhe e rëndë për banoren.
– YouTube youtu.be
Në të njëjtën linjë ka qenë edhe reagimi i Londrimit, i cili ka deklaruar se Alba ka qenë pjesë e shtëpisë që nga dita e parë dhe se një largim në këto rrethana nuk do të duhej të ndodhte. Ai e ka cilësuar daljen e saj si një moment të dhimbshëm për dinamikën e shtëpisë dhe për vetë banorët.
Largimi i Albës ka lënë një boshllëk të ndjeshëm në shtëpinë më të famshme në vend, ndërsa reagimet emocionale të banorëve tregojnë qartë ndikimin që ajo kishte krijuar gjatë qëndrimit të saj. /Telegrafi/