Kampioni aktual i Spanjës, skuadra e Barcelonës ka njoftuar sot (e shtunë) zyrtarisht tërheqjen nga projekti kontrovers i Superligës Evropiane.
Siç dihet, Barcelona, së bashku me Real Madridin dhe Juventusin, ishte një nga themelueset e kësaj gare, e cila nuk u realizua kurrë.
Katalunasit i dhanë kështu fund pjesëmarrjes së tyre në një nga idetë më të diskutueshme në futbollin modern evropian.
“FC Barcelona informon publikun se sot ka informuar zyrtarisht Kompaninë e Superligës Evropiane dhe klubet që ishin pjesë e atij projekti, për tërheqjen e saj nga projekti i Superligës Evropiane”, thuhet në njoftim.
Ndryshe, shumë besojnë se kjo është një goditje e re nga presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ndaj Florentino Perez të Real Madridit, të cilët kanë qenë në një “pozicion lufte” për disa sezone tani.
Siç dihet mirë, Laporta dhe Perez kanë qenë aleatë prej vitesh, të bashkuar kundër presidentit të UEFA-s, Aleksander Ceferin dhe atij të La Liga-s, Javier Tebas, në betejën për Superligën Evropiane.
Nga ana tjetër, Reali e akuzon fuqishëm Barcelonën për “skandalin më të madh në historinë e futbollit”, dhe po i referohet çështjes Negreira. /Telegrafi/