Një situatë e papritur ka krijuar konfuzion dhe diskutime mes banorëve të Big Brother VIP Kosova 4, pasi për disa orë u përfol se Labinoti kishte lënë përfundimisht shtëpinë e famshme.
Largimi i tij u justifikua me arsyen se gjyshja e tij ndodhej në gjendje të rënduar shëndetësore.
Ky informacion iu përcoll banorëve nga Benita, e cila i mblodhi të gjithë dhe ua bëri të ditur se Labi kishte dalë nga shtëpia, duke shkaktuar reagime të menjëhershme dhe shqetësim.
BBVK/YouTube
Megjithatë, pas disa orësh pasigurie, situata mori një kthesë të papritur. Labinoti u rikthye sërish në shtëpi, duke zbuluar se largimi i tij nuk ishte real, por pjesë e një skeme që u keqinterpretua nga banorët.
Rikthimi i tij ngjalli komente të shumta, me disa prej banorëve që e konsideruan gjithë episodin si një veprim të dobët apo një lojë të panevojshme nga ana e Labit.
Situata mbetet ende temë diskutimi brenda shtëpisë, duke shtuar edhe më shumë tension në lojë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com