Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë miratuar zgjatjen buxhetore edhe për muajin mars.
Ministri i Financave, Hekuran Murati, në seancën e sotme të jashtëzakonshme, tha se zgjatja buxhetore edhe për muajin mars do të mundësojë përmbushjen e pagesave pa ndërprerje derisa të hyjë në fuqi buxheti për vitin 2026.
“Nevojës për të përmbysur pagesat pa ndërprerje apo probleme përgjatë këtyre muajve për aq sa nuk kemi buxhet të miratuar”, tha ai.
Për votuan 99 deputetë nga të gjitha grupet parlamentare, përveç deputetëve të Listës Serbe.