Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në zyrën e tij të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Anu Prattipati.
Prattipati e uroi Kurtin për formimin e Qeverisë dhe për mandatin e ri, ndërsa gjatë takimit u diskutua për marrëdhëniet bilaterale dhe potencialin e madh për thellimin e tyre, veçanërisht në fushën e tregtisë dhe investimeve.
Palët biseduan gjithashtu për bashkëpunimin në sundimin e ligjit, sigurinë dhe integrimin euro-atlantik.
Kryeministri Kurti shprehu mirënjohje për urimet dhe për bashkëpunimin e deritanishëm me diplomaten amerikane dhe me Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, duke theksuar gatishmërinë e plotë të tij dhe të kabinetit të ri për të avancuar më tej marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Kosovës dhe SHBA-së.
Gjatë takimit, Kurti ritheksoi se Kosova mbetet e përkushtuar ndaj integrimit në Bashkimin Evropian dhe në NATO, si dhe ndaj forcimit të paqes dhe sigurisë në rajon, duke ndërtuar aleanca mbi vlera të përbashkëta demokratike.