Pas takimit me kryetarin e LDK-s, Lumir Abdixhiku, kryeministri i vendit, Albin Kurti ka thënë se takimi ka qenë ne atmosferë konstruktive.
Ai po ashtu tha se nuk ka diçka të re nga ky takim që do të mund ta potencote.
“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do të ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do të ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.
Ndryshe, shefja e Grupit Parlamentar e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci në një deklaratë për media tha se shpreson se do të arrihet një konsensus dhe të gjithë deputetët do të kryejnë obligimin e tyre, do të rrinë në sallë dhe të shmangin edhe një palë zgjedhje të reja. /Telegrafi/