Para seancës së Kuvendit ku do të shqyrtohet Buxheti për vitin 2026, kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha se do sot të fillojnë edhe konsultimet për President, shkruan rtv21.tv
“Brenda ditës do të fillojmë konsultimet për Presidentin apo Presidenten e Kosovës”, u shpreh ai.
Kujtojmë se data e fundit për të propozuar emrin e Presidentit është 4 marsi, në të kundërten vendi shkon sërish në zgjedhje
Edhe javën e kaluar kryeministri kishte bërë të ditur se pas miratimit të marrëveshjeve ndërkombëtare dhe buxhetit të vitit 2026 do të nisin konsultimet me partitë politike për çështjen e presidentit. /Telegrafi/