Celje ka kaluar në epërsi pas 19 minutave lojë ndaj Dritës, në kuadër të play-offit të Ligës së Konferencës.
“Intelektualët” zhvilluan një paraqitje solide në fillimin e takimit, por që mysafirët e zhbllokuan epërsinë.
Ishte Armandas Kucys që shënoi nga afërsia pas një pritje të Faton Malokut për të zhbllokuar rezultatin.
Mbetet të shihet se si do të reagojë Drita dhe nëse do të arrijë ta barazojë rezultatin./Telegrafi