Komisioni Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit ka nisur procedura ndaj 234 këshilltarëve komunalë të zgjedhur nëpër komuna, pasi nuk e kanë përmbushur detyrimin ligjor për dorëzimin e deklaratës për gjendjen pasurore dhe interesat brenda afatit të përcaktuar me ligj.
Siç sqaroi kryetari i Komisionit, Adem Çuçulj, analiza e bërë ka treguar se rreth një e pesta e këshilltarëve në këshillat komunalë nuk e kanë dorëzuar deklaratën e detyrueshme.
Për këshilltarët që nuk do ta paguajnë urdhrin për kundërvajtje brenda afatit prej tetë ditësh, do të iniciohen procedura kundërvajtëse para komisionit kompetent për kundërvajtje.