Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinyan, ka tërhequr vëmendjen e publikut muajt e fundit përmes postimeve interesante në rrjetet sociale, dhe në një nga videot që ai ka publikuar, iu është bashkuar edhe kryeministri i Polonisë, Donald Tusk.
Zakonisht para takimeve me zyrtarë të ndryshëm, Pashinyan publikon video nga zyra apo kafet rreth e rrotull ku ai shikon drejt kamerës dhe me duar bën shenjën e zemrës. Në sfond dëgjohet shpesh një muzikë që ai zgjedh, dhe zakonisht në fund të videos dërgon edhe mesazhin “të dua”.
Ai ndan shumë momente nga jeta e tij e përditshme me ndjekësit, duke përfshirë herë pas here edhe performanca në daulle apo piano në vende ku shkon për argëtim, si dhe valle me grupe të mëdha njerëzish.
Në videon e fundit që publikoi, si zakonisht ai shfaqi gjeste të tilla, por në momentin e fundit pas tij u shfaq kryeministri polak Donald Tusk, i cili “kopjoi” gjestet e përdorura nga Pashinyan.
Ky i fundit qeshi dhe i tha Tuskit “shkëlqyeshëm”.
Në sfond ishte dëgjuar kënga “SNAP” e yllit armen Rose Linn.
Pashinyan ishte në Varshavë për një vizitë zyrtare dhe është takuar me Tuskin. Gjatë vizitës ai do të takohet edhe me presidentin Karol Nawrocki dhe zyrtarë të tjerë polakë. /Telegrafi/