Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Mitrovica” ka njoftuar se ekipet e mirëmbajtjes gjatë ditës së sotme do të kryejnë punime të planifikuara në disa zona të qytetit dhe fshatrave përreth.
Sipas njoftimit, ndërhyrjet do të zhvillohen në rrjetin e ujësjellësit në këto lokacione:
- Rruga “Kuvendi i Arbërit”
- Rruga “Rozafa”
- Rruga “Agim R. Ramadani”
- Lagjja “Kodra e Minatorëve”
- Rruga “Anke Spaiq”
- Fshati Vidimriq
Ndërkohë, punime do të kryhen edhe në rrjetin e kanalizimit në këto zona:
- Rruga “Ulqini”
- Rruga “Hoxhë Hasan Tahsini”
- Rruga “Adem Voca”
- Rruga “Ferat Dragaj”
- Rruga “Isa Boletini”
- Fshati Vërnicë
KRU “Mitrovica” paralajmëron se gjatë kohës së punimeve, në disa prej zonave të lartcekura mund të ketë ndërprerje të përkohshme të furnizimit me ujë të pijshëm.