Kompania rajonale e mbeturinave KRM Pastrimi ka reaguar pas shpërndarjes së rrobave dhe mbeturinave pranë kontejnerëve në lagjen Dardania në Prishtina, duke e cilësuar këtë veprim si të papranueshëm.
Në reagimin e publikuar, kompania ka kritikuar mënyrën se si janë hedhur rrobat dhe mbeturinat rreth kontejnerëve, duke theksuar se veprime të tilla dëmtojnë pastërtinë dhe imazhin e lagjes.
“Rroba, rroba, të gjitha të shpërndara prapa e rreth kontejnerëve në lagjen ‘Dardania’. Pse ore zotërinj/zonja nuk i keni vendosë në qese të zeza, por i keni hedhë kështu?”, thuhet në reagim.
Më tej, nga KRM Pastrimi është theksuar se pamje të tilla në mes të lagjes janë të papranueshme.
“Kjo është e turpshme. E pafalshme. Midis lagjes kjo pamje”, thuhet në reagim.
Në këtë reagim janë përmendur edhe Policia e Kosovës dhe Inspektorati i Kryeqytetit, duke bërë thirrje për reagim dhe respektim të rregullave për menaxhimin e mbeturinave. /Telegrafi/