Sot (e diel) janë bërë 100 ditë nga qëndrimi i banorëve të edicionit të pestë të Big Brother.
Ata i janë përgjigjur disa pyetjeve lidhur me lojën e tyre brenda këtij formati.
Një nga pyetjet e Selin Bollatit kishte të bënte me një moment që do ta fshinte nga loja që ka bërë deri më tani.
Foto: Instagram
“Nëse do të kishe mundësinë të fshije një moment gjatë garës tënde, cilin moment do të fshije?”, ka qenë pyetja që iu drejtua.
Të gjithë konkurrentët e dinin përgjigjen pasi ka qenë një pjesë që u diskutua me të madhe në shtëpi.
“Patjetër krevatin, ortakërinë. Ajo lojë e jona i ka mbajtur të tjerë shumë brenda”, u shpreh ajo.
Selin i referohet lojës me Mirin që në fillim, gjë që bëri të eskalonte e gjithë gjëja. /Telegrafi/