Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte zëdhënësi i Komitetit Olimpik të Kosovës (KOK), Kushtrim Krasniqi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorit zyrtar Exfis.
Krasniqi ka rrëfyer emocionet që kishin kapluar gazetarët e sportit në momentin kur Kosova ishte pranuar si anëtare me të drejta të plota në UEFA dhe FIFA.
Ai theksoi rëndësinë e pranimit të Kosovës, duke kujtuar sa shumë mund të kishte humbur kombëtarja dhe lojtarët nëse kjo nuk do të ndodhte.
“Kur përfundoi gjithçka thosha edhe nëse vdes nuk më intereson se disi njëfarë çlirimi, njëfarë ëndrre për të cilën ke vuajtur për të, me punu si gazetar aq shumë e kemi vuajtur të luanim vetëm në Kosovë mos me mujtë me dalë jashtë e duke bërë tifo për Zvicrën, Anglinë e këto, Shqipërinë normal”.
“E llogarisja sa lojtari na ka humbur deri atëherë. Paramendoni veç mos të ishim pranuar në vitin 2016 ose të na ishte shtyrë edhe gjashtë vite sa lojtarin do ta kishim humbur”.
“Po aq shumë ishte zhvilluar ajo me dramë, doli foli ai zvicerani kush ishte ai i Federatës së Zvicrës, shkonte duke u zbehur pranimi”, ka rrëfyer Krasniqi mes tjerash.
Episodin e plotë me Kushtrim Krasniqin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com