Raporti mes Elijonës dhe Klodit ka qenë shpesh i shoqëruar me tensione, replika thumbuese dhe momente ironike, duke i mbajtur banorët dhe publikun në pritje të çdo reagimi mes tyre.
Edhe këtë herë, një situatë e thjeshtë u kthye në një moment me nënkuptime.
Gjatë një bisede, Elijona e ka ngacmuar Klodin duke i thënë: “Kontrolloje mikrofonin dhe zemrën se t’u ka përzi”.
Klodit nuk i ka shpëtuar ironia, por ai ka zgjedhur t’i përgjigjet vetëm pjesës teknike të komentit, duke thënë se mikrofonin e ka në rregull, ndërsa për çështjen e zemrës nuk ka reaguar fare.
Ky moment u pa si një tjetër episod i dinamikave të tyre të ndërlikuara, ku batutat dhe nënkuptimet duket se nuk mungojnë kurrë. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com