Kryetari i Komuna e Istogut, Ilir Ferati, dhe koordinatori nacional i Preda Plusë Kosovë, Petrit Bllaca, kanë nënshkruar një memorandum bashkëpunimi për zbatimin e një projekti që synon fuqizimin e personave me aftësi të kufizuara dhe organizatave që i përfaqësojnë ata.
Sipas njoftimit, projekti financohet nga Ministria Federale Gjermane për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim dhe Komuna e Istogut, ndërsa zbatohet nga organizata Preda Plusë Kosovë.
Përmes këtij bashkëpunimi synohet krijimi i mundësive më të mëdha për përfshirje, përfaqësim dhe mbështetje të personave me aftësi të kufizuara në jetën shoqërore dhe institucionale në Istog. /Telegrafi/