Një Ferrari FF shumë i veçantë, modeli i parë “shooting brake” dhe me tërheqje në të katër rrotat i markës italiane, do të dalë në ankand në Paris nga RM Sotheby’s në fund të janarit.
Makina është porositur fillimisht nga John Elkann, aktualisht kryetar i Ferrari-t dhe nip i Gianni Agnellit, ish-legjendës së Fiat-it.
Ferrari FF bie në sy jo vetëm për ngjyrën elegante Nuovo Blu, por sidomos për brendësinë e pazakontë.
Paneli, dyert, timoni dhe sediljet janë të veshura me pëlhurë blu, një zgjedhje jashtëzakonisht e rrallë për Ferrari-t modernë, të njohur për lëkurën luksoze.
Makina është ndërtuar në vitin 2013 përmes programit “Tailor Made”, që lejon personalizime unike për klientët më të rëndësishëm.
Vlera e makinës luksoze në ankand pritet të jetë mes 220 mijë dhe 320 mijë euro. /Telegrafi/