Kim Kardashian, ylli i njohur i televizionit dhe i rrjeteve sociale, po shfaqet në një nga video-lojërat më të popullarizuara, Fortnite.
Njoftimi u bë nga vetë Kim në rrjetin X (ish-Twitter), ku shkroi “shihemi në lojën Fortnite”.
Epic Games, kompania pas Fortnite, ka njoftuar organizimin e turneut “Kim Kardashian Icon Cup”, i cili fillon më 12 dhjetor.
Lojtarët që performojnë më mirë do të kenë mundësinë të fitojnë qasje të parakohshme për të përdorur skin-in e yllit të famshëm. Ata që fitojnë të paktën 8 pikë do të marrin gjithashtu një spray ekskluziv në lojë.
Përveç pjesëmarrjes në turne, veshja e Kardashian do të jetë në shitje nga data 13 dhjetor, duke i dhënë lojtarëve mundësinë të veshin avatarin e saj edhe jashtë garës.
Ky lajm ka ngjallur entuziazëm të madh te fansat e videolojës dhe të yllit, duke treguar edhe një herë ndikimin e fortë të kulturës pop dhe rrjeteve sociale në botën e gaming-ut. /Telegrafi/