Kim Kardashian ka tërhequr vëmendjen në rrjetet sociale duke shfaqur belin e saj shumë të hollë, rreth 70 cm, në një postim të ri në Instagram ku prezanton koleksionin e ri sportiv NikeSKIMS.
Ylli i reality show-t pozoi me disa nga veshjet e koleksionit pranverë 2026, duke modeluar reçipeta sportive, pantallona të shkurtra biçiklete, geta dhe xhaketa sportive. Në përshkrimin e postimit ajo njoftoi se koleksioni i ri do të lançohet më 12 mars.
Pamja e saj bëri që shumë fansa të komentojnë për belin e saj jashtëzakonisht të hollë, me disa që spekuluan se ajo vazhdon të përdorë metoda si stërvitja e belit, ndërsa të tjerë menduan se po stërvitet intensivisht, shkruan DailyMail.
Në një deklaratë, Kardashian – bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative e SKIMS – tha se koleksioni është krijuar për t’i bërë gratë të ndihen më të sigurta dhe komode gjatë stërvitjes.
Linja e re përfshin materiale dhe dizajne të reja me teknologji tharjeje të shpejtë dhe kompresim të moderuar.
Ndërkohë, në jetën personale, Kardashian thuhet se po shijon romancën e saj të re me kampionin e Formula 1, Lewis Hamilton, me burime që thonë se dyshja njihen prej vitesh dhe po e marrin marrëdhënien hap pas hapi. /Telegrafi/