Ka nisur Prime i 23-të i edicionit të katërt të Big Brother VIP Kosova.
Në nisje të këtij spektakli u bë i ditur edhe një lajm rreth këtij sezoni, i cili ka filluar më 17 nëntor.
Moderatori Alaudin Hamiti ka njoftuar se këtë javë mbase edhe do të zbulohet finalja e BBVK 4.
“Po shpresojmë që gjatë kësaj jave do të zbulojmë edhe datën se kur do të jetë finalja e madhe e këtij edicioni të katërt të Big Brother VIP Kosova që ka tejkaluar të gjitha pritshmëritë dhe të gjitha rekordet e shikueshmërisë në trojet shqiptare”, u shpreh ai.
Mbetet për t’u parë se kur do të jetë dhe cilat janë surprizat deri në fund.
Ky edicion ka qenë me përplot ngjyra, dinamika, drama e përplasje në mes të konkurrentëve.
Kanë ngelur gjithsej 12 banorë që garojnë për çmimin e madh prej 200 mijë eurosh. /Telegrafi/