Sektori për Punë të Brendshme Tetovë njofton se policia ka privuar nga liria 34 vjeçarin F.B. i cili paraprakisht në ambientet e komunës së Zhelinës ka kërcënuar me një mjet të mprehtë kreun e kësaj Komune, Blerim Sejdiun.
Policia punon në zbardhjen e plotë të rastit.
“Më 02.01.2026 në ora 17:45 në fshatin Strimnicë të Tetovës, zyrtarë policorë nga Stacioni Policor i Grupçinit kanë privuar nga liria F.B. (34) nga ky fshat, duke vepruar sipas një raportimi paraprak se rreth orës 10:00 në ambientet e komunës së Zhelinës, me një mjet të mprehtë ka kërcënuar B.S. (40) nga fshati Kopançindoll, kryetar i komunës së Zhelinës. Ai është ndaluar në stacionin policor dhe pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të paraqitet kallëzim përkatës”, thuhet në njoftim e SPB-Tetovë.