Artistja Donna Dafi ka shënuar suksesin e radhës dhe shumë të rëndësishëm në arenën ndërkombëtare, duke u vlerësuar në festivalin prestigjioz Berlin Music Video Awards.
Videoklipi i saj “Touch Me Like That” është shpërblyer me çmimin “Silver Screening Award”, një vlerësim që jepet për projekte të përzgjedhura që dallohen për kreativitetin, realizimin artistik dhe cilësinë vizuale.
Ky festival ndërkombëtar, i cili mbahet çdo vit në Berlin, konsiderohet një platformë e rëndësishme për promovimin e videoklipeve muzikore dhe bashkon artistë, regjisorë dhe profesionistë të industrisë nga e gjithë bota.
Suksesi i këtij projekti vjen si rezultat i një bashkëpunimi të suksesshëm mes Donna Dafi dhe ekipit kreativ që qëndron pas realizimit të videoklipit në fjalë. /Telegrafi/
– YouTube youtu.be