Pas një sage të gjatë rreth rinovimit të kontratës së Kenan Yıldız me Juventusin, marrëveshja më në fund është arritur.
Sipas kushteve të reja, talenti bardhezi do të qëndrojë në Torino deri në vitin 2030.
Paga e tij shënon një rritje të ndjeshme, duke kaluar nga 1.5 milion euro në 6 milionë euro, me potencialin për t’u rritur me një milion të tjerë përmes bonuseve.
Këto shifra e kanë renditur mesfushorin e ri të Juventusit në listën prestigjioze të yjeve më të paguar të U21 në Evropë.
Sipas Gazzetta dello Sport , Kenan tani është në të njëjtën kategori me yje të tjerë të ligës së lartë si Gavi (9 milionë euro), Warren Zaïre-Emery dhe Florian Wirtz (10 milionë euro).
Megjithatë, ai është ende shumë larg Lamine Yamal, i cili zotëron një shumë marramendëse prej 15 milionë eurosh.
Duket se ky veprim e ka bindur Yıldız se klubi ka plane të mëdha për të ardhmen e tij. /Telegrafi/