Një rast i kultivimit të bimëve narkotike është zbuluar të hënën në Kaçanik nga njësitet policore.
Sipas raportit të policisë gjatë një bastisjeje në shtëpinë e një të mituri kosovar, i arrestuar më parë lidhur me një rast të dhunës në familje, kanë gjetur dhe sekuestruar një vazo me një bimë kanabisi me gjatësi 7 cm në oborrin e tij.
Rasti është duke u hetuar nga autoritetet për kultivim të bimëve të kanabisit./Telegrafi/