Këngëtarja e njohur shqiptare, Kanita, ka prezantuar projektin e saj më të ri muzikor, titulluar “S’e meritoj”.
Kënga shquhet për tonin e saj melankolik dhe sjell emocione të forta për dëgjuesit, ndërsa Kanita e interpreton në mënyrë të ndjerë dhe të përkushtuar.
Për këtë projekt është realizuar edhe videoklipi zyrtar, ku këngëtarja shfaqet në një ambient të ngrohtë dhe intim, ulur përpara mikrofonit dhe duke dhënë maksimumin e interpretimit të saj.
Screenshot/YouTube
Pamjet e klipit reflektojnë atmosferën e veçantë të këngës dhe thellësinë e tekstit.
Kanita ka treguar edhe një herë aftësitë e saj vokale dhe artistike, duke arritur të lidhë dëgjuesit me ndjesitë e këngës dhe të bëjë që “S’e meritoj” të shndërrohet në një nga projektet më të përjetuara të saj. /Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com