Në episodin më të ri të podcastit “Arena e Yjeve”, mysafir ishte ish-futbollisti i njohur, tashmë trajneri Fadil Ademi. Ky episod realizohet me mbështetjen e sponsorëve zyrtarë Golden Eagle dhe Exfis.
Ademi ka rrëfyer për periudhën gjatë kohë sa ishte trajner i Hysit, ekip me të cilin e përmbysën deficitin prej -9 pikëve, për t’u shpallur në fund kampion.
“Kam thënë djem, jemi minus nëntë pikë, jemi këtu ku jemi, duhet të besojmë fuqishëm se mundemi me ia dalë, mundemi me ia dalë të bëjmë gjëra të mëdha”.
“Kurse për ne gjërat e mëdha ishin të mbërrijmë titullin. Së paku nuk kemi me u dorëzu. Më mirë është një luftë të provojmë ta dërgojmë a po e lufton, a po e fiton se sa mos me vazhdu fare”.
“Kështu që, binduni se nuk është lehtë, jemi shumë mbrapa, ama në qoftë se jemi unikë, në qoftë se jemi homogjenë, luftojmë për njëri-tjetrin, kemi për t’ia dalë”.
“Deshi Zoti, xhiron e radhës në Flamurtar fituam 0-3, Prishtina dështoi më duket mos ka qenë me Drenicën, pastaj shkuam jashtë diku nuk e di me kë, por patëm rrjedhë të mirë, prej -9 pikëve në fund e kemi luajtur ndeshjen që në fund te ky sistemi i garave, në fund luhej vendi i parë me të dytin”.
“Edhe ne gjithmonë llogaritë që i bënim me ardhë punë në fund me vendos me Prishtinën. Po ne shkuam me shumë komoditet lojën e fundit me plus katër pikë dhe luajtëm atë lojë 0-0 edhe u shpallëm kampion”, ka rrëfyer Ademi
Episodin e plotë me Fadil Ademin mund ta ndiqni në kanalin zyrtar të Telegrafit në YouTube./Telegrafi/
– YouTube www.youtube.com