Policia ka ngritur kallëzim penal kundër S.N. (29 vjeçar) nga Rosomani për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale “keqpërdorim i pozitës dhe autorizimit zyrtar”.
Sipas informacioneve të Ministrisë së Punëve të Brendshme, në periudhën nga gushti 2024 deri në shtator 2025, S.N., në cilësinë e kryetarit të Komunës së Rosomanit, në dy raste ka tejkaluar kufijtë e autorizimeve zyrtare dhe nga Buxheti i Komunës.
Në mënyrë të paligjshme janë përfituar mjete financiare në vlerë të përgjithshme rreth 500.000 denarë, të cilat janë arkëtuar me detyrim nga përmbaruesi për një borxh personal të S.N.