Gjatë Prime-it të sotëm të Big Brother VIP Albania, një video e Gimbos nga dhoma e rrëfimit ka ndezur debat mes banorëve.
Në video, Gimbo shprehej se Miri kishte ndjenja për Selinën dhe ishte xheloz për marrëdhëniet e tij me banoren: “Unë mendoj që Miri ka ndjenja për Selin. Unë rri si njeri, kurse ai sheh. Ai është xheloz për Selin”.
Përballë këtyre deklaratave, Miri u përgjigj me tone të ashpra, duke e mohuar të kishte ndjenja jashtë lojës: “E kam deklaruar unë atë. Të të vijë turp ty. Ç’të duhet ty me gruan time dhe fëmijën tim?” Ai shtoi gjithashtu: “Kam pasur marrëdhënie vetëm në lojë.”
Megjithatë, Gimbo insistoi në perceptimin e tij: “Unë kam thënë që nëse do kisha qenë në moshën tënde, nuk do isha marrë më këtë vajzë. Je xheloz”. Miri reagoi sërish duke sfiduar interpretimin: “Ku e di ti çfarë ndjej unë? Si e di ti që jam i dashuruar?”
Debati u intensifikua edhe për mënyrën se si ndihen dhe komunikojnë ndjenjat brenda shtëpisë. Gimbo tha se thjesht po shikonte situatën dhe po vlerësonte sjelljen: “Është opinioni im. Unë shoh dhe dëgjoj sepse jam në këtë shtëpi.” Ndërkohë, Miri e quajti perceptimin e Gimbos të gabuar: “Pse nuk më pyet? Je komplet jashtë”.
Ngjarja ka tërhequr vëmendjen e publikut dhe ka shkaktuar diskutime të shumta në rrjetet sociale, ku fansat kanë komentuar mbi ndjenjat e Miris dhe perceptimin e Gimbos, duke e bërë këtë një nga momentet më të komentuar të këtij edicioni. /Telegrafi/